21-02-2025

Dalin listat me emrat e deputetëve potencialë

Me votat e numëruara deri tash, kanë dalë listat e kandidatëve të partive politike që potencialisht kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Një listë ka dalë edhe për partinë në pushtet.

Albin Kurti është më i votuari me 222 mijë vota. Pas tij vjen Glauk Konjufca me 170 mijë vota. Faton Peci ka marrë vota si i treti me 84 mijë sosh.

Pas Pecit, vjen Hekuran Murati me 80 mijë, Albulena Haxhiu me 76 mijë, Xhelal Sveçla me 72 mijë e Donika Gërvalla me 68 mijë.

Ulëse ka siguruar edhe Avni Dehari që është votuar 58 mijë herë, si dhe Mimoza Kusari-Lila që ka marrë mbi 50 mijë vota.

Në mesin e emrave të tjerë që kanë marrë shumë vota janë edhe Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Saranda Bogujevci.

Këngëtarja Edona Llalloshi ka marrë mbi 26 mijë vota, Mefail Bajqinovci 24 mijë të tjera.

Kuvendit pritet t’i shtohet edhe zëri i Agim Bahtirit që është votuar nga 12 mijë qytetarë.


Në anën tjetër, ulëse pritet të sigurojë edhe Bylbyl Sokoli pasi ka marrë mbi 12 mijë vota.

Me afro tetëdhjetë përqind të votave të kandidatëve për deputetë të numëruar, kështu duket lista e Partisë Demokratike të Kosovës.

Lista e PDK-së, që bazuar në rezultatin e përgjithshëm rezulton të ketë siguruar 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës, duket kështu:

Është publikuar lista e kandidatëve më të votuar për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të paktën 60% të votave të numëruara deri tani.

Sipas listës së publikuar nga Gazeta Blic, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, me 87 mijë e 51 vota, së bashku me Doarsa Kica-Xhelilin dhe Hykmete Bajramin, me 34 mijë e 965 dhe 32 mijë e 863 vota, respektivisht, kryesojnë listën e tre kandidatëve më të votuar të LDK-së.

Pas tyre, në dhjetëshen e kandidatëve më të votuar renditen figura të njohura të partisë si: Kujtim Shala, Avdullah Hoti, Lutfi Haziri, Anton Quni, Jehona Lushaku Sadriu, Imri Ahmeti dhe Armend Zemaj.

Asnjë koment

Comments are closed.