Dalin pagat e dhjetorit për sektorin publik, ministri Murati: festoni me produkte vendore
Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se kanë dalë pagat e muajit dhjetor për sektorin publik.
Ai ka apeluar që do të festohet me produkte vendore.
Sipas tij do të ishte mirë që të japim një kontribut në forcimin e ekonomisë.
”Festoni me produkte vendore! Sot kemi ekzekutuar edhe pagat e muajit dhjetor për sektorin publik, duke përmbyllur kështu vitin fiskal sa i përket shpenzimeve. Nëse llogarisim edhe shtesat që u ekzekutuan para dy ditësh, janë rreth 140 milionë euro pagesa të bëra në llogaritë e qytetarëve, vetëm këtë javë”.
“Do të ishte mirë që secili prej nesh të japim kontribut në forcimin e ekonomisë duke blerë sa më shumë prodhime vendore, sidomos në kohë festash si tani. Sa më shumë produkte vendore që blejmë, aq më shumë rritet punësimi e ekonomia. E kjo pastaj na mundëson që të rrisim buxhetin, e me më shumë buxhet rriten edhe pagat dhe mbështetja për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Murati në Facebook, të enjten./GE