Dalin pagat për shërbyesit publikë dhe shtesat për kategoritë e veçanta
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i pagave për shërbyesit publikë si dhe dy llojet e shtesave.
Ai ka thënë se nga këto, 400 mijë janë fëmijë përfitues, rreth 300 mijë pensionmarrës përfitues, dhe mbi 83 mijë shërbyes publikë.
Postimi i plotë:
Pas një pune maratonike të stafit në MFPT sot kemi procesuar transferin e:
– pagave për shërbyesit publikë,
– shtesën e njëhershme prej 100 euro për të gjithë fëmijët 0-16 vjeç që marrin shtesa, si dhe
Mbi 400 mijë fëmijë përfitues, rreth 300 mijë pensionmarrës përfitues, dhe mbi 83 mijë shërbyes publikë. Gjithsej 140 milionë euro në një ditë të vetme.
Falënderoj stafin e MFPT që janë angazhuar për ta bërë të pamundurën për të ekzekutuar gjithçka brenda ditës, e gjithashtu edhe BQK-në për zgjatjen e sesionit të pagesave, ashtu që transferet të kryheshin para fundjavës.
Varësisht nga banka ku keni llogarinë, do të pranoni edhe mjetet në llogari, disa më herët e disa më vonë, por e rëndësishme që transferi tashmë është ekzekutuar.
Fundjavë të mbarë!