24-11-2024

Dalin pamje nga askidenti fatal në Raçë, 2 viktima janë kosovarë, 1 nga Shqipëria

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës. Në këtë aksident kanë vdekur tre persona.

Komandanti i Trafikut për rajonin e Gjakovës ndërkohë ka konfirmuar se dy prej viktimave janë kosovarë dhe një nga Shqipëria.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe është përplasur në urë. Mjekët kanë ardhë në vendin e ngjarjes. Dy persona janë kosovarë, derisa një person tjetër është nga Shqipëria”, ka thënë ai për Syri Vision, raporton Gazeta Express.

Lidhur me aksidentin për Express ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është njoftuar per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane dalur ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalur jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes kane dalur ambulanta , zjarrëfiksat , njësia e trafikut  si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjindeshin brenda veturës ishin pa shenja jete.  Ju mbajmë te informuar”, ka thënë Gjurkaj. GazetaExpress/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.