Dalin pamje nga festa pas hapjes së Ambasadës në Jerusalem
Republika e Kosovës para dy ditësh ka hapur edhe zyrtarisht Ambasadën në Jeursalem pas njohjes reciproke me Izraelin.
Lajmin e kishte konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, derisa ishin publikuar edhe fotografi të objektit ku ishte vendosur tabela e Ambasadës.
Lexo edhe:
Krimi serb i pandëshkuar në Has, hedhja në pus e të rinjve nga Kushnini
Ndërkohë në një televizion francez janë publikuar edhe pamje të festës që ishte bërë në Jeusalem pas hapjes së Ambasadës, ku edhe kishte folur para të pranishmëve e Ngarkuara me Punë, Ines Demiri.
Telvizioni francez gjithashtu ka raportuar edhe për kundërshtitë e Turqisë dhe Palestinës për vendimin e Kosovës./Express/