25-11-2024

Dalin pamjet: Kështu u vra polici shqiptar nga 21-vjeçari Aldi Rama

Zbardhen pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë së Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura në Vain të Lezhës, e cila hedh dritë mbi momentin e vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha. “Ora News”, siguron videon e ekzekutimit të Saimir Hoxhës, ku dallohet qartë veprimet e policisë dhe veprimet e personave të tjerë.

Punonjësit e policisë së Lezhës kanë qenë duke lëvizur me një automjet ngjyrë të bardhë, Land-Rover, kur papritur kanë qëndruar buzë rrugës me qëllim për të verifikuar një automjet tjetër tip “Ëolzvagen”.

Pikërisht ky është moment kur tre policët zbresin nga makina dhe pozicionohen për të verifikuar personat që ndodheshin në automjetin tjetër.

Punonjësi i policisë me bluzë rozë, është pikërisht Saimir Hoxha, që në këtë ngjarje mbeti i vdekur në vend.

Sapo punonjësit e policisë i kanë kërkuar dokumentet, personi që ndodhej në sediljen e pasme Aldo Rama, ka qëlluar me pistoletë TT në drejtim të Saimir Hoxhës, duke e lënë të vdekur në vend.

“Unë nuk jam për tu kontrolluar…”, fjalët e fundit të Aldi Ramës para se të vriste oficerin e krimeve në Lezhë
Ndërsa dy personat e tjerë, shokë të Aldo Ramës, Kristjan Sheri dhe Armando Marku, fillimisht duken në pamjet filmike se ikin me vrap dhe më pas kthehen sërish tek makina e policisë, duke u ulur dhe kryer veprime për të ndihmuar, punonjësin e policisë që ndodhej i shtrirë në tokë.

Ndërsa dy punonjësit e tjerë të policisë, janë shtrirë buzë rrugës dhe kanë hapur zjarr në drejtim të makinës së Aldo Ramës, ku kanë qëlluar plot 9 herë.

Nga goditjet me armë të policëve, mjetit i është ccarë njëra gomë. Por sërisht Aldo Rama, ka vijuar të eci në një distancë prej 1 km me makinën e tij, duke e braktisur më pas dhe hyrë në një territor të lagunës së Vainit.

Pas 5 orë ndjekje, Aldo Rama, u gjend nga RENEA në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte qëlluar veten me armën tip TT, me të cilën qëlloi për vdekje dhe punonjësin e policisë Saimir Hoxha./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.