12-04-2025

Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes ku humbi jet*ën e reja që ra nga një objekt në Prishtinë

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, të cilët e kanë rrethuar me shirita lokacionin ku ka ndodhur rasti.

Viktima raportohet të jetë një vajzë rreth moshës 26-vjeçare.

Aktualisht nuk dihet nëse rënia e vajzës nga ndërtesa ka qenë aksidentale, apo e qëllimshme.

Ndërkaq, organet kompetente kanë nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e detajeve të këtij rasti

Asnjë koment

Comments are closed.