25-11-2024

Dalin rezultatet e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta në gjithë Kosovën.

Rezultatet e testit tashmë janë shpërndarë në shkolla. Këtë vit, rezultati i arritshmërisë në Test është 57.1 përqind.

Testi i mbajtur më 28 maj, është organizuar në tri gjuhë: amtare, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 156 qendra të testimit.

Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues.

Ndërkohë. Portali Gazeta e Prizrenit do t’i publikojë rezultatet e komunës së Prizrenit,  sapo për këtë të njoftojë Drejtoria e Arsimit.

MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së këtij testi për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.