27-11-2024

Dallavere me taksën në “Rrugën e Kombit”: Qytetarët po paguajnë më shumë se që duhet

Adri Nurellari, ish-këshilltar nga Shqipëria i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vënë në pah vjedhjen që po bëhet në pagesën për autostradën në “Rrugën e Kombit” në Shqipëri.

Atij i ka rastisur sot vet që ta përdorë këtë autostradë dhe të paguajë 660 lekë si taksë.

Por, përderisa me vendim dhe kontratë kjo tarifë është 5 euro, Nurellari zbulon mashtrimin.

Në kursin zyrtar të këmbimit valuator, një euro është e barabartë me 115 lekë që i bie se udhëtarët po paguajnë 5 euro e 73 centë për taksën në Rrugën e Kombit.

Pra, 73 centë mund të konsiderohet “vjedhje”.

Postimi i plotë i Nurellarit:

Kursi zyrtar i kembimit kundrejt euros, i Bankes Qendrore te Shqiperise, eshte sot 115.04 Leke per €. Koncensionari i autostrades se kombit e ka kontratën 5€ por merr 660 Leke, qe bejne 5.73€. Pra vjedh 73 cent per çdo kalim.

Habitem qe e frenojne veten dhe vjedhin kaq pak nderkohe qe kemi nje shoqeri e cila nuk revoltohet per zhvatjet dhe padrejtesite qe peson por shqetesohet kryesisht per aventurat Luisit tek Big Brother.

Asnjë koment

Comments are closed.