Danas: Nëse nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi, do të bëhet Shqipëria e Madhe
“Zyrtarët nga Kosova dhe Shqipëria janë të pakënaqur me sjelljen e Brukselit për disa muaj dhe dyshojnë se ata do të hyjnë në BE ndonjëherë”, thonë burimet diplomatike për Danasin serb.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e fshehin se duan integrim më të madh të Kosovës dhe Shqipërisë dhe retorika për Shqipërinë e Madhe shpesh ringjallet”, kanë thënë këto burime për Danas.
Siç shkruan e përditshmja serbe, përfaqësues diplomatikë të ndryshëm e interpretojnë mesazhin e fundit të ministrit shqiptar si “përgjigja e drejtpërdrejtë e Tiranës zyrtare ndaj ofensivës diplomatike të autoriteteve serbe”.
Danas shton se nëse problemi i Kosovës mbetet i ngrirë, nuk përjashtohet mundësia e bashkimit të dhunshëm të Kosovës me Shqipërinë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq nuk deshi të përgjigjet për Danasin në pyetjen nëse Beogradi do të reagojë ndaj njoftimeve të Tiranës. /Lajmi.net/