Dardan Molliqaj: Kam informacione se ish-krerët e UÇK-së në Hagë janë izoluar, s’po i lejojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin
Prokuroria e Specializuar në Hagë ka kërkuar që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, të akuzuar për krime lufte, t’iu ndalohen telefonat dhe vizitat në Dhomat e Paraburgimit.
Molliqaj ritheksoi se krerët e UÇK-së nuk kanë mundësi më të komunikojnë mes vete.
“Ka një shtim të përndjekjes të krerëve të UCK-së. Sa më shumë që rritet padrejtësia dhe rritet edhe përndjekja. Nga ato që u bën publike, u pretendua shumë, në fund doli se janë mbledhur, kanë folur e kanë lëshuar muzikën, gjë që është normale. Ndjenjë më jep që është tendencë për t’i thyer që nuk besoj se do të ndodhë. Informatat që i kam ndonëse nuk janë të konfirmuara, duket që janë të sakta. Ka mundësi që i kanë izoluar, nuk kanë qasje me njëri-tjetrin, ata kanë qëndruar në burg të lirë, gjatë gjithë ditës deri tani”, tha ai në RTV Dukagjini.
Molliqaj tha se Gjykata Speciale po ua shkel të drejtat themelore ish-krerëve të UÇK-së, dhe se sipas tij, shteti i Kosovës do të duhej të kërkonte më shumë përgjegjësi.
“Atyne po u shkelen të drejtat, kjo do të duhej të ishte alarm. Shteti do të duhej të kërkonte përgjejgësi, ka heshtje edhe nga partitë opozitare me përjashtim te disa deputetë. Gjendja është alarmante”, tha ai.