24-11-2024

Dashuri me agjente sekrete ruse: Si arrinte t’i komprometonte kundërshtarët Rusia

Seks, pasion dhe shantazh. Kjo ka qenë mënyra që përdori KGB-ja, për të kompromentuar ambasadorin britanik në Moskë, sër Xhefri Harison në vitin 1968.

Ambasadori u dashurua pas një gruaje të bukur ruse, e cila punonte si shërbyese në Ambasadën Britanike e quajtur Galja. Ajo ishte e futur me mision aty nga KGB-ja. Pasi çifti doli nga dhoma e gjumit në një apartament të Leningradit, Harrisonit iu treguan foto të tij me Galjan gjatë kohës që bënin dashuri. Harrisonit iu komunikua se në qoftë se nuk i jepte KGB-së informacionet që ajo kërkonte, fotot dhe lidhja e tij me Galjan do të bëheshin publike. Në vend që të bashkëpunonte, Harrisoni u kthye në Londër ku pohoi lidhjen me Galian te oficeret e MI5, (Kundërzbulimi britanik). Ai u nxor në pension menjëherë. Megjithëse ky lloj kurthi kësaj radhe dështoi, shumë kurthe përpara Harrisonit ishin të suksesshëm. Koloneli Lui Gibo, atasheu ajror francez, në vend që të jepte informacion dhe të fshihte lidhjen, vrau veten.

Në historinë e Shërbimeve Sekrete ruse, njihet edhe një rast që i ka habitur edhe vetë këto shërbime. Detyra e agjenteve sekrete ishte të joshnin presidentin indonezian, Ahmed Sukarno. Ai njihej për pasionin e tij për femrat. Pikërisht për këtë KGB-ja dërgoi një grup agjentesh gjatë vizitës së tij në Moskë. Pasi ky i fundit i ftoi në dhomën e hotelit, organizoi një orgji të madhe, e cila u filmua nga kamerat spiune të instaluara në dhomë.

KGB-ja ftoi presidentin Sukarno në një kinema të vogël ku i tregoi videon pornografike dhe ata po prisnin që ai të frikësohej e do të bashkëpunonte me ta në çast, por në fakt ndodhi e kundërta. Sukarno i falënderoi për dhuratën nga qeveria sovjetike dhe kërkoi disa kopje, pasi do ta transmetonte në vendin e tij. Sipas tij, populli i tij do të ishte shumë krenar për të, duke e parë që ai kishte joshur vajzat ruse.

Asnjë koment

Comments are closed.