Dasmë me maska! Martohen mjekët shqiptar, Livia nga Tirana dhe Amiri nga Prizreni
Dy mjekë shqiptarë Livia Qose nga Tirana dhe Amir Mamusha nga Prizreni, të cilët jetojnë dhe punojnë në Ankara të Turqisë, i kanë dhënë fund beqarisë së tyre me një ceremoni të thjeshtë dhe me maska, raporton TV Prizreni.
Ata e kishin planifikuar dasmën, para se të ndodhte pandemia e koronavirusit dhe për shkak të situatës ata bënë celebrimin e tyre vetëm me katër veta, ndërkohë që familjarët e tyre po e ndiqnin ceremoninë përmes rrjeteve sociale.
Amiri, djaloshi nga Prizreni ka publikuar në profilin e tij në facebook disa foto shumë të bukura të ceremonisë martesore të tij.