Dasmorët në Prizren për pak të vrasin një shofer
Sot gjatë ditës në fshatin Piranë të Prizrenit, një grup i dasmorëve derisa festonin për pak sa nuk e vranë një person.
Indeksonline ka siguruar fotografi, ku shihet se si një plumb ka goditur xhamin e përparmë të veturës.
Fatmirësisht, shoferi i veturës kishte shpëtuar pa asnjë lëndim.
Ndryshe, jo rrallë herë për përdorimin e armëve në raste të tilla Policia e Kosovës ka arrestuar vazhdimisht persona të ndryshëm. /Indeksonline/