De Niro denoncohet nga një ish-punonjëse, i kërkon 12 milionë dollarë
Probleme gjyqësore për aktorin Robert De Niro. Fituesi i dy çmimeve Oscar u denoncua nga një ish-punonjëse për “diskriminim gjinor”.
Graham Chase Robinson, e cila në të kaluarën kishte punuar për kanalin e aktorit ‘Canal Production’, u pushua si zëvendës presidente, pas kërcënimeve dhe fyerjeve.
Gruaja kërkon 12 milionë dollarë dëmshpërblim.
“Robert De Niro ka mbetur peng i traditave të vjetra. Nuk e koncepton që meshkujt ti trajtojnë femrat si të barabarta. Nuk i intereson as që diskriminimi gjinor në vendin e punës dhunon ligjin. Zonja Robinson është viktimë e kësaj sjelljeje”, thuhet në denoncim.
Bazuar në denoncim thuhet se aktori e kishte trajtuar si “gruan e tij të zyrës”, duke e detyruar të respektojë tradita femërore, duke e paguar më pak se kolegët meshkuj apo fyerje të tipit,
“Si guxon të mos i’u përgjigjesh telefonatave të mia”. /noa.al