07-04-2025

Debakli i partisë së Shaqir Totajt, në qendrën e tij të preferuar

Janë orientuar disa investime dhe madje ka pasur vëmendjen e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, por PDK, partia të cilës ia pa hajrin Totaj për t’u bërë kryetar Komune, ka pësuar debakël në qendrën zgjedhore 2008, përkatësisht në shkollën “Lekë Dukagjini”, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Përkundër investimeve nga Komuna në këtë zonë, përkatësisht në objektin e shkollës, Vetëvendosje jo vetëm që e ka mundur partinë e Totajt në votimet e 9 shkurtit, por ajo ka një diferencë të madhe, duke marrë  1.217 vota apo dyfishin e PDK-së, me 641 sosh.

Nga ajo që është parë, kjo ka qenë ndër prioritetet e qeverisjes Totaj, duke orientuar investime, siç u deklarua rreth 200 mijë euro në objektin e shkollës, që menaxhohet nga Vlora Karavidaj, të cilës Totaj ia kishte nënshkruar njërin nga vendimet e para për emërim, kur e nisi punën si kryetar. Fillimisht ajo u dërgua (pa konkurs) si u.d e drejtoreshës së çerdhes “Zambaku” , që ndodhet aty afër shkollës. Pas tre muajsh, sipas informacioneve nga DKA, por që nuk preferojnë të identifikohen, përmes një konkursi të kurdisur e të përfolur, duke futur në garë edhe argatë, ajo kishte kaluar si drejtoreshë shkolle.

Sipas informacioneve, Karavidaj tash është në krye të shumë Komisioneve në DKA dhe drejtoresha me ndikimin më të madh, madje më shumë se vet drejtoresha Veselaj – Gutaj.

Fakti se Totaj e ka të preferuar këtë shkollë, u dëshmua edhe javën e kaluar,  kur në 51-vjetorin e Ditës së Shkollës, mori pjesë së bashku me suitën qeverisëse lokale, ashtu si në asnjë shkollë tjetër. Përkundër që nuk ishte ndonjë datë jubilare, në kremtimin e një dite të zakonshme shkolle, ishin edhe pjesa dërmuese e drejtorëve komunalë, të cilët jo se kishin lidhje me këtë fushë, por për “t’i hyrë në qejf” kryetarit, duke ia ditur preferencën.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti që thotë "1M19 Eshte fillote "Zoke here ρατe Dukagjini" filloi Aa Abtolle pêt o nAa nлene สมศพต /လမီ dei klasên tele. Q e ahkolla "oMati Logoreci" Sbickti shkoltis proceй mösimor. Me "Leke Dukagjü skrillimin Pêt dy vite Te AroAblr ishkolles emerua pate KoKoTe ishte pajisur ku studentet ekyyenin Γpo Patet arsimit ne Prizren, vết lijo tundit Te mësimit, Eiuhes ggud" eshte dhe"

Dëshmi për këtë është edhe postimi i një numri të madh fotosh në profilin e Totajt e të Komunës, 61 sosh, më tepër se në shumë aktivitete tjera të komunës, disa fish më të rëndësishme se ky.

Por, rezultati zgjedhor, tregoi se qytetarët “nuk blihen”, pasi nuk u votua për projekte, sikur preferon Totaj, por për subjekte, një tregues ky i ndëshkimeve.

Për t’u theksuar është se në prag të fushatës zgjedhore, pati ankesa dhe reagim nga LDK, se disa drejtoresha shkollash që duhet të jenë apolitike, përfshirë edhe Karavidajn, po merrnin pjesë në fushatën zgjedhore të PDK-së.

Ndryshe, referuar raportit,  VV ka fituar bindshëm edhe në Prizren, përkundër vetëlavdërimit të Totajt për projekte të realizuara, sidomos në rregullimin e qendrës, të cilën opozita, por edhe shumëkush nga qytetarët e vlerëson si investim rreth shtëpisë së kryetarit, për t’ia rritur vlerën asaj.

VV në Prizren ka marrë 40 %, ndërsa PDK 22%. / Gazeta e Prizrenit.

P. S  Fotot nga profili në ‘facebook’ i Komunës

Lexo edhe:

Pelegrinët serbë edhe në Prizren, Policia po bën identifikimin

 

Asnjë koment

Comments are closed.