25-11-2024

Debati me (pa) qytetarë i kryetarit Shaqir Totaj!

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka mbajtur takimin e dytë të obligueshëm publik me qytetarë, por pos 5-6 qytetarëve, salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ku edhe është mbajtur debati ka qenë e zbrazët, siç shihet edhe në foto.

Ndryshe Totaj, sot ka raportuar për punën janar-dhjetor 2022 të qeverisjes lokale.

“Gjatë kësaj periudhe janë bërë shumë punë në gjithë territorin e Komunës: në infrastrukturë, kulturë, rini e sport, si dhe janë shpërndarë subvencione në bujqësi dhe sektorë të tjerë” ,  njoftohet se ka thënë ndër tjera ai.

Kryetari i Komunës raporton para qytetarëve dy herë në vit. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.