24-11-2024

Dëbora krijon pamje piktoreske te Ura e Fshejt

Pos vështirësive në qarkullim dhe të ftohtit, dëbora e rënë ka krijuar edhe pamje piktoreske në rajonin e Prizrenit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Një e tillë është krijuar edhe tek Ura e Fshejt, ku ujë i Drinit të Bardhë, bora dhe ndriçimet gjatë natës japin një pamje mbresëlënëse.

Imazhet e tilla i ka regjistruar fotografi i pasionuar prizrenas, Liridon Shala, i cili është pjesë e grupit të fotografëve kosovarë të grupit Wildlife – Albanian Photographers në ‘facebook’, që kanë për qëllim njohjen e botës shtazore (faunës), dhe identifikimin e specieve të reja. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.