15-07-2025

Defekt në gypin transportues, ndërprerje të ujit në disa zona të Prizrenit

Shkaku i defektit në gypin transportues të ujit do të ketë ndërprerje të furnizimit në disa zona të Prizrenit, njoftoi “Hidroregjioni Jugor”, përcjell GeP.

“Ju informojmë se për shkak të një defekti në gypin transportues Ø 80 mm, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat:

🔹 Lagjja Bazhdarhane
🔹 Lagjja 2 Korriku
🔹 Rruga Janinës
🔹 Kurilla (pjesërisht)

💧 Furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të sanimit të defektit”.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!, thuhet në njoftimin e Hidroregjionit Jugor.

Asnjë koment

Comments are closed.