Deklaratat e Dodik për t’u shkëputur nga Bosnja e Hercegovina, ambasada e SHBA në Sarajevë: Kërcënim për Ballkanin
Ambasada e SHBA-së në Sarajevë ka reaguar lidhur me deklarimet Millorad Dodik për t’u shkëputur nga Bosnja e Hercegovina, duke theksuar se janë kundër Marrëveshjes së Dejtonit dhe të rrezikshme, jo vetëm për Bosnje e Hercegovinën, por për të gjithë rajonin.
Pikërisht për qëndrime të tilla, Ambasada e SHBA-së thekson se Millorad Dodik është sanksionuar nga Washingtoni zyrtar.
“Retorika separatiste e Milorad Dodik dhe kërcënimet për t’u shkëputur nga Bosnja dhe Hercegovina janë kundër Dejtonit dhe të rrezikshme, jo vetëm për stabilitetin dhe sigurinë e Bosnjë-Hercegovinës, por për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Deklaratat si kjo, si dhe veprimet e tij kundër Dejtonit dhe përpjekjet për të minuar shtetin e Bosnjë-Hercegovinës janë pikërisht arsyeja pse zoti Dodik është nën sanksionet e SHBA-së”, thuhet në reagim.