Deklarohet Abdixhiku rreth rezultatit të LDK-së e atij te përgjithshëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar rezultatet preliminare pa votat e diasporës.
Sipas Abdixhikut, partia e tij ka dalë në vendin e tretë me 18.04% të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 39.8%, ndërsa PDK 21.8%.
Ai ka thënë se vetë e merr përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat dhe për këtë do t’i jap llogari vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, LDK ka pasur rritje, por jo atë rritje që ai e ka pritur.