21-11-2024

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për vjedhje të 25 pulave dhe 4 gjela deti

I akuzuari për vjedhje, A. Çoçaj, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Kastriot Memaj, i akuzuari Çoçaj ka thënë se nuk e ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I njëjti tha se për mos kryerjen e veprës penale ishte deklaruar edhe në polici.

Në këto rrethana, gjykatësi Ilir Rashkaj e ka njoftuar të akuzuarin se brenda afatit ligjor ka të drejtë të paraqesë kërkesën për kundërshtimin e provave dhe hudhjen e aktakuzës, por i njëjti ka hequr dorë nga seanca e shqyrtimit të dytë.

Çoçaj ka kërkuar që të shkohet menjëherë me shqyrtimin gjyqësor, ku do të ballafaqohet me të dëmtuarin dhe dëshmitarët eventual.

Kështu, gjykatësi Rashkaj e ka caktuar seancën e radhës për 27 nëntor 2020, në ora 09:30.

Me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 17 dhjetor 2018, Agim Çoçaj, akuzohet se me 9-10 nëntor 2018,  në kohë të pacaktuar në Rahovec, në rrugën “Aferdita Ukshini”, pikërisht në shtëpin e të dëmtuarit Përparim Krasniqi, me qëllim që vetit t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, ia merr pasurin e luajtshme të dëmtuarit.

Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur në atë mënyrë që i pandehuri, e shfrytëzon momentin e volitshëm, hynë në oborrin e të dëmtuarit, dhe nga aty ka marr njëzet e pesë pula të shtëpisë dhe katër gjela deti (qura), dhe largohet në drejtim të panjohur.

Sipas aktit akuzues, i pandehuri me këtë veprim të dëmtuarit i shkakton dëm material në vlerë rreth 500 euro. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.