18-10-2024

Deklarohet prokurorja: Çfarë lidhje kanë të arrestuarit me 4 të dyshuarit për grabitjen në Suharekë

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, për Portalin Dukagjini ka thënë se dy persona janë arrestuar nën dyshime se u kanë ndihmuar 4 të dyshuarve të tjerë për plaçkitjen në Suharekë.

Sipas saj ata u kanë ndihmuar grabitësve ta përpilojnë planin.

“Çka do që them më shumë i dëmtojë hetimet. Këta dyshohet se i’u kanë ndihmuar të grabitëseve gjatë përgatitjes se veprës penale u kanë ndihmuar faktikisht në kryerjen veprës penale”, ka thënë ajo.

A janë identifikuar kryerësit e grabitjes në Suharekë?

“Ende nuk janë identifikuar jemi në identifikim e sipër”, ka thënë prokuroja e rastit