Dele e alkool, policia arreston njërin të dyshuar për kontrabandë që hyri nga Serbia
Të hënën në fshatin Bube të Zubin Potokut, një njësit i KFOR-it ka vërejtur tre automjete dhe një furgon, të cilët dyshohet se kanë hyrë në Kosovë nga territori i Serbisë.
Njësia policore ka reaguar dhe ka gjetur se drejtuesit e automjeteve janë larguar, duke i lënë veturat në rrugë, sipas Raportit të Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, njëri nga drejtuesit, një mashkull kosovar, është arrestuar.
Gjatë kontrollit të automjeteve, është konstatuar se ato ishin të ngarkuara me dele dhe pije alkoolike dhe jo-alkoolike.
Me vendim të prokurorit, është hapur një rast.