20-09-2024

Dëmtohet burgu në Lezhë, 150 të burgosur transferohen në Malësinë e Madhe

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e rreth 150 të dënuarve nga burgu i Shënkollit në Lezhë në atë të Reçit në Malësinë e Madhe.

Shkak për këtë vendim është bërë dëmtimi i godinës nr.2 në burgun e Shënkollit për shkak të lëkundjeve të forta sizmike që ndodhën në orët e para të mëngjesit të së martës.

Transferimi i të dënuarve të Lezhës drejt IEVP-së së Reçit po zhvillohet me masa të forta sigurie dhe po shoqërohet nga një numër i madh efektivësh./A2/

Asnjë koment

Comments are closed.