Dënimi i Gucatit dhe Haradinajt, Specialja merr tjetër vendim
Avokatët e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt i janë drejtuar me ankesë Gjykatës Supreme në Hagë.
Kjo për të kundërshtuar dënimin e dy udhëheqësve të OVL-UÇK-së.
Gjykata e Apelit ua kishte ulur nga tre muaj Gucatit e Haradinajt. Nga katër vjet e gjysmë sa e kishin, ata u dënuan nga kjo shkallë me katër vjet e tre muaj.
Dhomat e Specializuara të Hagës e kanë caktuar panelin e Gjykatës Supreme që do ta trajtojë këtë ankesë.
Kryetare e këtij paneli është caktuar e para e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Pastaj gjyqtarja Christine van den Wygnaert dhe Daniel Fransen.
Të tre gjyqtarët do të shqyrtojnë argumentet e mbrojtjes së Gucatit e Haradinajt që po kërkojnë lirim nga akuzat ose ulje edhe më të madhe të dënimit. /Gazeta Sinjali