Dënohen mbi 550 qytetarë për mosrespektim të masave anti-Covid
Në javët e fundit është rritur numri i të infektuarve me coronavirus, ndërsa për respektim të masave antiCOVID Policia e Kosovës në 24 orët e fundit dënoi 552 qytetarë.
Policia e Kosovës bën të ditur se në zbatim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 do të vazhdojë duke vepruar gjatë gjithë kohës së bashku me Inspektorët dhe mekanizmat tjerë shtetëror në bazë të vendimit të Qeverisë dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.
Në 24 orët e fundit, Policia ka dënuar edhe 1110 qytetarë për kundërvajtje në trafik.
Policia bën të ditur po ashtu se ka ndodhur 1 aksident me fatalitet, 22 me të lënduar dhe 30 me dëme materiale.