Dënohet i akuzuari që shkaktoi aksidentin ku mbeti i vdekur kadeti i Policisë
Gjykata Themelore në Pejë e ka shpallur sot aktgjykimin lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në nëntor të vitit 2022, ku humbi jetën një kadet i Policisë së Kosovës.
Arton Duraku është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa me 10 muaj burgim Nezir Duraku.
I akuzuari kryesor është dënuar për veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.
Kurse Nezir Duraku është dënuar për “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.