Dënohet KB Vëllaznimi pas incidentit me Bashkimin
Klubi i Basketbollistik Vëllaznimi është dënuar për incidentin fundit, ku në ndeshjen ndaj Bashkimit, një tifoz e godite me shishe uji në fytyrë ndihmëstrajnerin e skuadrës prizrenase, Bledar Gjeqaj.
Me këtë rast, KB Vëllaznimi është dënuar me gjobë prej 2200 euro në total dhe tre ndeshje pa shikues në pjesën e balkonit, nga ku është hedhur shishja e plastikës.



