24-10-2025

Dënohet me 10 ditë burg një nga tifozët e Bashkimit që u ndalua në Mal të Zi

Një pjesëtar i tifo-grupit “Arpagjikët” është dënuar me 10 ditë burgim dhe dëbim për një vit nga Mali i Zi, pasi ka pranuar fajësinë për mbishkrimet UÇK në disa shtëpi në qytetin malazez, Igalo.

Ai ishte ndaluar sot nga policia malazeze, pasi kishte vendosur mbishkrime UÇK në disa shtëpi.

Përpos tij, policia kishte ndaluar edhe anëtarët tjerë të grupit, mirëpo ai thuhet se ka marrë përsipër fajin.

Sipas mediave malazeze, i dënuari është Edison Shehu, 22-vjeçar.

 

“I pandehuri pranoi kryerjen e veprës penale dhe theksoi se mbishkrimi ‘ARPZ’ i referohet grupit të tifozëve të cilit i përket, ndërsa emri ‘UÇK’ i referohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe se mbishkrimi ‘UÇK’ nuk është në kontekstin e grupit të tij të tifozëve”, raporton Vijesti.

Tifozët e klubit të basketbollit Bashkimi, “Arpagjikët” kishin udhëtuar drejt Malit të Zi për ta përkrahur klubin e tyre të zemrës.

Ata u ndaluan nga policia malazeze natën e 23 tetorit, pasi dyshoheshin se kishin vendosur mbishkrime UÇK në disa shtëpi.

Lexo edhe:

Bashkimi i Prizrenit reagon pasi tifozët e tyre u ndaluan nga policia malazeze, kërkon ndihmë nga Ambasada e Kosovës në Mal të Zi 

 

Asnjë koment

Comments are closed.