26-11-2024

Dënohet me 200 euro gjobë i akuzuari pasi pranoi fajësinë për narkotikë

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me 200 euro gjobë për të akuzuarin për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, D. Popaj.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Dardan Hoxha, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas fillimit të seancës prokurori Nazmi Krasniqi bëri përmirësimin e aktakuzës sa i përket peshës së  narkotikut ku pas ekspertimit të kryer nga Agjencia e Kosovës për Forenzik, rezulton se substanca narkotike e sekuestruar në ditën kritike pesha neto e narkotikve është 1.38 gram, ndërsa sipas tij, pjesa tjetër e aktakuzës mbetet e pa ndryshuar.

Pas kësaj, i akuzuari Popaj, ka thënë se ndjehet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është student i gjendjes së dobët ekonomike, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Nazmi Krasniqi, i cili tha se pranimi i fajësis është bër në mënyrë të vullnetshme dhe ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjyqtari Hoxha, të akuzuarin e ka obliguar ti paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej 650 euro në total.

Po ashtu gjyqtari Hoxha ka bërë konfiskimin e substancës narkotike të llojit mariuanë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 28 shkurt 2022, ndaj Betim Popaj, duke e ngarkuar atë me veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 07 tetor 2022 rreth orës 20:20 minuta, në fshatin Bellacërk, pikërisht në rrugën fushore tek varrezat e fshatit, paautorizim posedon substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, substanca psikotrope ose analoge.

Në aktakuzë thuhet se pas një kontrolle rutinore nga ana e zyrtareve policor ndaj  veturës dhe personave në veturën e tipit “Golf IV”  të cilin ishte duke e drejtuar personi Urim Kadiri, ndërsa në ulësen e pasagjerit ishte i ulur i pandehuri D. Popaj, ku nga shikimi vizuel nëpër veturë janë vërejtur copa të barit të dyshuara si substanca narkotike ndërsa tek dera e pasme në tok është vërejtur një qese e hapur ku dyshohej për substancë narkotike, e më pas gjatë bastisjes tek i pandehuri në gjep i është gjetur një qese me substancë narkotike.

Tutje në aktakuzë thuhet se substancat e gjetura janë sekuestruar nga hetuesit e DHTN-së, ku substanca e peshuara me peshore elektronike kanë peshuar 2.10 gram//BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Asnjë koment

Comments are closed.