24-11-2024

Dënohet me 5 vjet burgim Sh.L nga Krajku i Hasit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  SH.L., nga fshati Krajk i Hasit të Prizrenit, për shkak të veprës penale vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme, dhe veprës penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Të akuzuarin me iniciale SH.L.gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar  me dënimin UNIK me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vitesh.

Në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 31.08.2015 deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.