Dënohet me afro 500 euro kosovari, voziti me Audi A7 197 km/h (VIDEO)
Një 27-vjeçar nga Kosova është gjobitur me rreth 55 mijë lek të rinj apo ( rreth 500 euro), pasi i njëjti kishte vozitur 197 km/h veturën e tij të tipit Audi A7.
Ngjarja ka ndodhur në tunelin e Kalimashit – Morinë njofton Policia e Shtetit përcjell Klankosova.tv.
“Shërbimet e Njësisë për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, kanë intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet inteligjente, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore”, thuhet në njoftim.