Dënohet zyrtari i “Lirisë“ nga KDE, për ndërrim të numrave të fanellave të dy lojtarëve
Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 18.04.2025 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve xhiros së 29-të të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 22-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive mori këto:
VENDIME:
KF “Drenica”: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në minutat e 46, 48, 53 tifozët vendas hedhin mjete piroteknike të rënda në tribuna për çka gjyqtari kryesor e ndërpren ndeshjen ku i tërhiqet vëretjtja përfaqësuesit zyrtar të klubit vendas. Sipas raportit të delegatit në ndeshjen Drenica-Trepça. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 500 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
Kryetrajneri i KF “Rahoveci“, Liridon Leci nr ID:000640M85. Pas përfundimit të ndeshjes niset te zhveshtorja e gjyqtarëve, tenton të futet brenda, godet derën, shanë, ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesore të ndeshjes Rahoveci-Vllaznimi. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
Zyrtari i FC “Trepça 89“, Even Zeka nr ID: 023229M02. Në minutën e 45+, gjyqtari i katërt fton gjyqtarin kryesor për ofendimin që ia kishte bërë përfaqësuesi i klubit vendas Even Zeka më çrast i njëjti ndëshkohet me karton të kuq direkt, mirëpo sharjet dhe fyrjet nuk i ndalonte edhe pas përfundimit të pjesës së parë dukë shkuar në zhveshtore. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça 89 – Liria. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Zyrtari i FC “Liria“, Edon Thaqi. Nr ID 000170M84. Gjatë evidentimit të lojtarëve të FC “Liria” në protokolin zyrtar para fillimit të ndeshjes ngatërron (ndërron) numrat e fanellave të dy lojtarëve që më vonë me ndëshkimin me karton të verdhë të njërit prej lojtarëve shkakton huti tek gjyqtari kryesor. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Trepça 89-Liria. Bazuar në nenin 6 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) muaj mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
KF “Vushtrria”, Në minutat 27,29 dhe 83 të ndeshjes, tifozët vendas hedhin gjësende në fushë duke përfshirë edhe shishe PVC të mbushura më ujë. Pas përfundimit të ndeshjes, njëri nga stafi i sigurimit privat i angazhuara nga klubi vendas kërcënon dhe ofendon kryerajnerin dhe lojtaret e ekipit mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vushtria-Ramiz Sadiku.Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 500 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
Lojtarit i KF ”Fushë Kosova” nr fanelle 9 Rilind Haziraj nr ID: 001027M99. Pas shënimit të golit nga ana e ekipit mysafir kthehet nga lojtarët kundërshtar ofendon me ton të lartë, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt, i njëjti edhe pas ndëshkimit deri sa largohet nga fusha vazhdon me ofendime ndaj lojtarave vendas. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari-Fushë Kosova.
I. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
II. Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
Përfaqësuesi i KF “Behar“ , Senad Hamziq nr identifikimi 1002384937. Në ndeshjen e xhiros së 23-të të Ligës së Dytë Behari-Sharri pas përfundimit të pjesës së parë ndëshkohet me karton të kuq (gjyqtarëve ju bllokon hyrjen për në zhveshtore). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
Nd/trajneri i KF “Ballkani”, Ardi Kabashi nr ID 023356M93. Në ndeshjen e xhiros së 24-t të Superligës së juniorëve 2 Korriku – Ballkani në min 17-të ndëshkohet me karton të kuq (fyerje ndaj delegatit dhe gjqyqtarit). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 18.04.2025, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.