I dënuar për vra*sje: Ky është serbi që u arrestua në Novi Pazar, pasi arratisjes nga burgu i Mitrovicës së Veriut

Burime të IndeksOnline pohojnë se personi në fjalë është Gjorgj Radomiroviq.
Radomiroviq ishte arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë të Veriut, më 7 gusht të këtij viti.

Pas arratisjes së tij, Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte pezulluar nga detyra drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës të lartë dhe dy zyrtarë korrektues.
Radomiroviq ishte dënuar më 14 vjet e 6 muaj burg, për një vrasje të kryer në Kosovë.
Ai po ashtu kishte kryer disa vepra penale, përfshirë “Tentim vrasje”, “Posedim i armëve dhe substancave të dyshuara narkotike” si dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Mediat në Serbi bënë me dije se Radomiroviq u arrestua sot në Novi Pazar, aty ku po fshihej.
I dyshuari është i lidhur me disa grabitje të kryera në zonën e Novi Pazarit, përfshirë dhe grabitjen e një banke./IndeksOnline/
