23-11-2024

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se Rusia ka “dorë” për situatën në veri

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin periodik për Kosovën, ndër të tjera ka theksuar se Rusia ka ndikuar në krizën dhe tensionet e krijuara në veri. Në raport përmenden edhe incidentet që kanë ndodhur në atë pjesë, e po ashtu sulmet ndaj zyrave komunale atje.

Sipas DASH-it, çështjet e sigurisë dhe paqëndrueshmëria politike në veri të Kosovës kanë vazhduar ta kufizojnë aftësinë e Qeverisë për të konfirmuar autoritetin atje.

Tensionet në veri, sipas këtij raporti thuhet se janë shkaktuar edhe si pasojë edhe e ndikimit të Rusisë.

“Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, Ambasada në Prishtinë ka vërejtur një rritje të dezinformimit rus dhe ka vlerësuar se është nxitës gjithnjë e më i pranishëm i të menduarit të dhunshëm ekstremist dhe polarizimit ndëretnik që kontribuon në tensionet ndëretnike në veri të Kosovës”.

Asnjë koment

Comments are closed.