Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e parë në përbërjen e re, pasi 10 anëtarët e këtij institucioni u betuan para Presidentit të Republikës të enjten, raporton Ekonomia Online.
Vendimi i parë i kësaj përbërje ishte zëvendësimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës që u bën ministra.
Ata që u zëvendësuar pesë kandidatë janë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), po kaq nga radhët e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe një nga Nova Demokratska Stranka.
Këta janë emrat e deputetëve të rinj:
VETËVENDOSJE
Enver Haliti zëvendëson Albin Kurtin
Alban Hyseni zëvendëson Glauk Konjufcën;
Arta Bajralija zëvendëson Albulena Haxhiun;
Fitim Haziri zëvendëson Arben Vitia dhe
Eman Rrahmani zëvendëson Haki Abazin.
LDK
Hatim Baxhaku zëvendëson Anton Qunin;
Fidan Rekaliu zëvendëson Lumir Abdixhikun;
Xhavit Uka zëvendëson Avdullah Hotin;
Besa Gaxherri zëvendëson Hykemete Bajramin dhe
Shkumbin Gashi zëvendëson Besian Mustafën.
NOVA DEMOKRATSKA STRANKA
Zikreta Aliti zëvendëson Emilija Redžepi.