25-11-2024

Deputetët zviceranë, letër KE-së: Stop masave ndaj Kosovës, faji është më shumë i Serbisë

Parlamentarët zviceranë kanë dalë kundër masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Kështu së paku thuhet në një letër të cilën e ka publikuar deputeti i Këshillit Nacional të Zvicrës nga Partia Social-Demokrate, Cedric Wermuth.

“Letër e disa parlamentarëve zviceranë nga Liberalët e Gjelbër, EVP, Të Gjelbrit, Socialdemokratët, ndaj Ursula von der Leyen, në lidhje me qëndrimin e pabalancuar të Komisionit të BE-së, Miroslav Lajçkuat e Josep Borrellit në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar parlamentari Wermuth në Twitter, i cili etiketoi edhe Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.

Në letër, të cilën e kanë nënshkruar 13 deputetë, kritikohet ashpër qasja e BE-së ndaj konfliktit të fundit Kosovë-Serbi.

Parlamentarët zviceranë, letrën e kanë dërguar te Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas letrës, ata janë të “merakosur” dhe të shqetësuar për veprimet e BE-së në konfliktin e ndezur mes dy vendeve.

“Politika e BE-së ndaj Kosovës duket arbitrare dhe e vështirë për t’u kuptuar”, thonë ata në këtë letër.

Asnjë koment

Comments are closed.