Deputeti i Kosovës që merr pagë edhe nga Serbia
Ivan Teodosijeviq më 26 dhejtor është betuar si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
I njëjti tash e tutje do të merr pagë nga buxheti i shtetit, shkruan Gazeta Insajderi.
Deputeti i Listës Serbe nuk paguhet vetëm nga Kosova, ai merr pagë edhe nga shteti serb për shkak të punës që bën në sistemim paralel.
Teodosijeviq është edhe kryetar i Organit të Përkohshëm të Zveçanit, komunë kjo në veri të vendit.
Deputeti serb që mendohet t’i përfaqësojë në Kuvend mbi 14 mijë qytetarë që ia kanë dhënë votën – mbahet mend edhe për deklarata e tij fyese për Reçakun dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Teodosijeviq që në qeverisjen e Ramush Haradinajt ishte ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal, masakrën e 45 civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Reçak, e pati quajtur trillim. Menjëherë pask kësaj deklarate ai ishte shkakruar nga detyra.
Pikërisht për këtë deklaratë Teodosijeviq ishte dënuar me dy vjet burgim, më 5 dhjetor 2019. Ai akuzohej për “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”, shkruan Gazeta Insajderi.
Kryetari i trupit gjykues, Musa Konxheli pati thënë se ekzekutimi i dënimit me burgim, do të bëhet pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm./Insajderi.com