Deputeti i LDK-së: Të enjten vendos a do të protestoj
LDK, zyrtarisht para disa ditëve përmes Kryesisë së saj kishte deklaruar se e refuzojnë ftesën e VV-së për të marrë pjesë në protestë, mirëpo si duket disa prej anëtarëve të partisë ende s’kanë vendosur nëse do e refuzojnë protestën.
“Të enjten e marrë qëndrimin. Deri të enjten jam duke u menduar, me pa krejt çka qysh tek dhe pastaj marr vendim”, tha shkurtimisht Avdyli për KALLXO.com.
Gjatë ditës së djeshme kryetarët e dy partive opozitare, VV dhe LDK janë takuar në shtëpinë e këtij të fundit.
Megjithatë LDK-ja ka deklaruar se nuk janë mbyllur dyert për protesta. Ata madje kanë paralajmëruar që mund të organizojnë edhe vet protesta.