Deputeti i VV-së i del kundër Kurtit: Ivanoviç ishte kriminel. Pikë.
Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Oliver Ivanoviqin ka nxitur reagime të mëdha në publik.
Së fundi, për këtë çështje ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica.
Ky i fundit ka shkruar në Facebook se Ivanoviqi është kriminel.
“Dënimi i tij jo meritor për 9 vjet nga EULEX-i dëshmoi për krimet e tij makabre ndaj shqiptarëve”, ka shkruar ndër të tjera Korenica.
Postimi i plotë:
Organizoi vrasjen e shqiptarëve, ushtroi terror ndaj tyre dhe dëbimin e tyre nga trojet tona.
Dënimi i tij jo meritor për 9 vjet nga EULEX-i dëshmoi për krimet e tij makabre ndaj shqiptarëve.
Ivanoviç ishte kriminel. Pikë.
Natyrisht nuk iu përshtat Vucicit dhe për këtë e eliminoi./G.S