Deputeti i VV’së Abrashi po e humbë durimin që KFOR’i spo i heq barikadat: Kërkuan pak kohë, u bënë 14 ditë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi si duket ka humbur durimin sa i përket pritjes së heqjes së barrikadave nga KFOR’i.
Përmes një shkrimi në Facebook, Abrashi ka reaguar pasi KFOR’i sot tha se mbështetë dialogun për të gjetur marrëveshje me qëllim të zbutjes së tensioneve në veri, raporton Gazeta Express.
Abrashi thotë se ‘KFOR’i kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave, ndërsa sot pasi që janë bërë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog’
“KFOR-i kërkoi pak kohë për heqje barrikadash, ndërkaq sot kur u bënë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog. Si ndodhi kjo që nga pak kohë për heqje të barrikadave të kalojmë te negociimi me krimin dhe bandat kriminale e të armatosura”.
Tutje, Abrashi thotë se KFOR’i duhet të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës
“Kjo është vërtetë e papranueshme. KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës ashtu siç ka shprehur gatishmërinë dhe ka kapacitetin. Rendi dhe ligji nuk mund të dialogojnë me bandat kriminale”.