26-11-2024

Deputeti Korenica (VV) : Të mbyllen edhe motelet si kazinot, të censurohen emisionet si “Big Brother”

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica ka kërkuar mbylljen e moteleve,

Ai përmes një shkrimi në Facebook,  është shprehur se motelet nuk po kanë kontrolle të mjaftueshme. Korenica ka pasur kritika edhe për qasjen pacenzurë të adoleshentëve nëpër rrjete sociale.

Ai ka shpërndarë një lajm me titullin “ E trishtë: Dhunohet seksualisht një e mitur në një motel në Ferizaj, i dyshuari e publikon aktin në Tik Tok”.

Postimi i plotë i tij:

Rrjeti tiktok kinez është prej rrjeteve më të rrëzikshme ku fëmijët e në masë të madhe edhe adoleshentët kanë çasje pa cenzurë, ku publikohen videot nga më të ndryshmet e që janë të dëmshme dhe ç‘thurrje për shoqërinë tonë.

Në anën tjetër, edhe motelet që bijnë si kërpudha nuk po kanë kontrollë të mjaftueshme. Të lejohet një e mitur me u abuzu, këtu duhet të përfundojnë në pranga çdo njeri që nuk ka marrë masa të mjaftueshme ta parandalojë abuzimin e të miturës, dhe biznesit ti vendoset dryni përgjithmonë. Të mbyllen njejt siç janë mbyll kazinot.

Derisa në anën tjetër duhet të ketë cenzurë edhe në kanalet tona ku shfaqen emisione si Big Brother e që pa kurfarë sanksione vazhdojnë të lejojnë pamje e debate jo të shëndosha për shoqërinë tonë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.