Deputeti Zafir Berisha ndërmjetëson për pajtimin e dy familjeve
Deputeti nga Prizreni në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka ndërmjetësuar në pajtimin e dy familjeve, pas një aksidenti në trafik, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Përmes postimit në profilin e tij në “facebook”, ai ka konfirmuar se familja Shala nga Jeshkova ia ka falur gjakun familjes Kurtaj nga Zhuri.
“Familja e dëshmorit Ymer Shalës që humbi dajlin në aksident komunikacioni në gushtë të vitit kaluar në Vlashnje i fali gjakun familjes Shefki Kurtajt.
Kjo tragjedi e familjen Shala dëshirojmë të mbetet rasti dhe ngjarja tragjike në komunikacion e fundit dhe dhashtë zoti të mos ndodhin më…”, ka shkruar ai. /GazetaePrizrenit.net/