26-11-2024

Deputetja e Kosovës ‘rikthehet’ në rolin e aktores (foto)

Aktrimin e kishte profesion. Më pas, për një kohë kishte qenë edhe në detyrën e moderators së lajmeve. Mirëpo, tash e disa vite me radhë, Blerta Deliu-Kodra, është deteputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton zeri.info.

Në përfundim të vitit 2018, kur po xhirohen edhe episodet e fundit të serialeve në Kosovë, Deliu-Kodra është “rikthyer” në Serialin “O Sa mirë”!.

“Isha e nderuar që pas një kohe të gjatë të jem bashkë me kolegët në edicionit festiv të serialit ‘O Sa Mirë’. U ndjeva tepër mirë në mes të ekipit të serialit dhe dua t’i falenderoj shumë të gjithë kolegët dhe stafin për mikëpritjen. Festë të mirë e mos harroni ta shihni episodin në natën e ndërrimit të motive”, ka shkruar Deliu-Kodra, e cila poshtë shënimit ka postuar edhe disa fotografi./Zeri

ImageImageImage

 

Asnjë koment

Comments are closed.