25-11-2024

Deputetja e LDK’së: O reflekto o s’ke votë Vjosë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valetina Bunjaku-Rexhepi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar nga Vjosa Osmani që të reflekton përndryshe nuk do të ketë votë për të.

Ajo i ka kujtuar Osmanit se në LDK ka mësuar që institucionet e vendit ndërtohen me sakrificë dhe punohet për to me dinjitet.

Po ashtu ajo ka shtuar se Albin Kurti është duke e mësuar të kundërtës e saj dhe është duke u manipuluar atë. /Gazeta Express.

Postimi i plotë:

“Vjosë,në LDK ke mësuar që institucionet e vendit ndërtohen me sakrificë dhe punohet për to me dinjitet.Andaj të ofruam përkrahjen.Te Albini po mëson të kundërtën e saj dhe po manipulohesh!!

O reflekto o ske votë Vjosë!!”

Asnjë koment

Comments are closed.