“Der Standard”: Ideja për korrigjim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës, “varroset” më 29 prill në Berlin
Gazeta austriake, ‘Der Standard’ thotë se ideja për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë do të varroset në Berlin më 29 prill, në takimin që do të mbahet mes liderëve të Serbisë, Aleksander Vuçiç e Ana Brnabiç si dhe atyre të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron.
“Përshtypja ime është se një ide e tillë e ka humbur aktualitetin. Në këtë frymë nuk do të ketë shkëmbim të territoreve”, ka thënë ai, i cituar nga Der Standard.
Ndërkohë duket se edhe diplomatë të tjerë ndajnë bindjen që në Berlin do t’i thuhet jo, një herë e mirë këtij plani. Eurodeputeti gjerman, Manuel Sarazzin nga partia e të gjelbërve, këmbëngul se kufijtë e Ballkanit Perëndimor janë të paprekshëm. Ai ndër të tjera thotë se një ide e tillë është tallje me të gjitha viktimat e luftës, dhe e rrezikshme për paqen në Evropë./Top Channel