19-10-2024

Derbi në Prizren, lideri sfidohet nga Prishtina

Sonte zhvillohet edhe derbi i dytë nga xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës te meshkujt.

Lideri i tabelës, Bashkimi e pret në palestrën ”Sezai Surroi” ekipin e Prishtinës.

Prizrenasit janë e vetmja skuadër pa humbje në elitë, me pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, kurse prishtinasit kanë katër fitore e një humbje. Takimi pritet të jetë i barabartë, me të dy skuadrat me traditë që duan fitoren.

Kjo ndeshje nis nga ora 19:00.

Asnjë koment

Comments are closed.