09-04-2026

Dërgohet direkt në burg nga aeroporti – nuk e kishte paguar gjobën prej 500 euro

Një person është ndaluar në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi rezultonte në “Stop listë” për shkak të një gjobe të papaguar, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për Y. A nga Lagjja Marigona, i cili është ndaluar më 8 prill 2026, rreth orës 23:30.

Sipas burimeve, ai nuk kishte paguar një gjobë prej 500 euro, për çka Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur që dënimi të zëvendësohet me 25 ditë burgim.


Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.