23-11-2024

Dërgohet në Kushtetuese Ligji i Pagave

Avokati i Popullit ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Pagave. Kjo është bërë e ditur për Radio Kosovën, nga zyra për media e këtij institucioni.

Deri tani tek Avokati i Popullit janë paraqitur afër 100 ankesa kundër Ligjit të Pagave.

Ligji i Pagave u miratua në Kuvendin e Kosovës më 5 shkurt të këtij viti me 63 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Partitë opozitare nuk e votuan këtë ligj pasi që sipas tyre vlera e koeficientit duhet të ishte më e lartë.

Qeveria kishte vendosur që vlera e koeficientit të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 për vitin 2024.

Asnjë koment

Comments are closed.